PROBLEMI I PAPUNËSIS

Papunësia po krijon ngecje ekonomike, varfëri dhe presion të vazhdueshëm mbi shumë familje që jetojnë në Maqedoni. Nuk kemi rritje ekonomike për të zutur sadopak këtë fenomen negativ, kurse trendi i zvogëlimit të saj le edhe ma pak shpresë për ditë më të mira. Eknomia e vendit me trendin e tanishëm nuk mund të gjenerojë vende pune të mjaftueshme për fuqinë e re punëtore. Rrjedhimisht, nuk është e pritshme të ketë ulje të papunësisë.
Një pjesë e popullësis mundohen të punojnë punë sezonale dhe janë të detyruar të kursejnë gjatë sezonit veror për të mbijetuar dimrin që shpeshherë di të jetë i gjatë dhe i ftohtë. Kjo situatë medoemos krijon sfida mbijetese për ata që kanë fatin të bëjnë pjesë në këtë grup. Megjithatë për mikun tim, kjo situatë e paqëndrueshme bëri që pas 10 viteve angazhim, përvojë dhe investime të vazhdueshme në firmën e tij ndërtuese, të mar rrugën e gurbetit. Fatkeqësisht, fatin e tij po e përcjellin edhe shumë të tjerë. Prolemi i papunësisë lidhet veçanërisht me grupmoshat e reja, të dhënat flasin se të rinjët nën moshën 24 vjecare janë të papunë.
Argumentimi se është zvogëluar numri i qytetarëve të cilët kërkojnë punë ose bëjnë pjesë në fuqinë punëtore aktive nuk është argument valid e as serioz. Maqedonia ka nevojë ta ulë papunësinë duke e rritur numrin e të punësuarve e jo duke e ulur fuqinë punëtore artificialisht. Madje, edhe largimi mund t’i kontribuojë uljes së papunësisë.
Pasi që me gjasë në afat të shkurtër nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të gjendjes ekonomike e as motivim të të rinjve për të jetua dhe vepruar në Maqedoni, institucionet që qeverisin vendin duhet të zvillojnë strategji afatgjate për të krijuar ambient që ofron punë dhe mundësi për zvillim ekonomik. Për ta realizuar këtë, duhet të meren parasysh të gjithë burimet potenciale vendore dhe të jashtme për zhvillimin e vendit dhe hapje të prespektivës së re.
Qeveria e Maqedonis dhe institucionet e tjera relevante, mundë të shërbejnë si urë lidhëse mes bizneseve të huaja dhe kapitalit njerëzor në Maqedoni, si dhe mes produkteve të vendit dhe tregut të huaj. Kanalizimi i remitencave të diasporës në projekte investuese mundë të krijoj mundësi për rinin e këti vendi, që për një vend pune të mos kenë nevojë të kalojnë kufij të shumtë, por atë punë ta gjejnë në vendin e tyre.
Fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në diasporë do të rriste mundësitë e plasimit të mallrave dhe shërbimeve vendore në tregjet e jashtme, si dhe potencialin për investime të përbashkëta në ekonominë e Maqedonis. Diaspora ka mbështetur vendin në tejkalimin e sfidave të shumta, dhe mund të jetë burim i rëndësishëm i nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Selim Iljazi