Lazim Destani, biznesmen i suksesshëm në disa shtete të botës, President Nderi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë thotë se diaspora shqiptare është e gatshme të luajë rolin e saj për zhvillimin e vendit.

Duke marrë fjalën në samitin që po zhvillohet në Tiranë, në panelin për rolin e diapsorës në zhvillimin ekonomik, vlerësoi se te diaspora jonë ekziston potencial jo vetëm në ekonomi dhe financa, por mbi të gjitha është potenciali i dijeve që shqiptarët kanë marrë duke qënë partnerë në biznese në të gjithë botën. Ky potencial, thotë ai, duhet të kanalizohet në mënyrë të drejtë e saktë.

Komuniteti shqiptar, shprehet ai, gjithnjë janë organizuar në nivele shoqatash nëpër vendet ku veprojnë, duke mos patur një bashkëpunim të mirëfilltë, si] kanë shumë komunitete të tjera në botë.

“Vetëm dërgesat që vijn ë nga diaspora përbëjnë një vlerë të madhe të produktit vendor në trojet tona. Po ta marrësh në konsideratë edhe potencialin intensiv, kjo vlerë mund të dyfishohet. Kjo tregon se thujase nuk ka kategori tjetër ekonomike më të rëndësishme se ky potencial, ndaj mendoj se është filluar shumë drejtë me vendosjen e disporës si potencial për zhvllim”, deklaroin Destani.

Në këtë drejtim ai përmend si shembull të mirë Kosovën me krijimin e ministrisë së Diapsorës së Kosovës, me mbështejn e të cilës vitet e fundit u krijua rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare në Europë e dhe SHBA, por edhe më gjerë.

“Diaspora është sot një nga pistonët më të fuqishëm dhe me pak kordinim e aktivitete konkrete, kjo shumë kollaj mund të marrë rolin e udhëheqjes ekonomike të atdheut. Më pas ajo do të bëhet shembul edhe për investotitorët e huaj”, nënvizon Destani.

Në këtë drejtim, ai vlerëson se institucionet shtetërore duhet të punojnë fortë e në mënyrë konkrete për të krijuar lehtësi e motivime që bëjnë të mundur angazhimin e diasporës, si në formë individuale edhe në formë të organizuar.

“Dua të nënvizoj fjalën konkrete, sepse sado të dobishme janë mbledhjet e dikutime të tilla nëse nuk ndërmarren aksione konkrete në fund mbetet vetëm shija e mirë e bisedave vëllazërore”, thotë Destani.

Çdo të të thotë aksione konkrete mbetet të diskutohet mes palëve të investuara, vijon bisedën ai, duke shtuar se fare mirë mund të formohen partneritete për projekte të caktuara si] është bie fjala projekti për zonën teknologjike të zhivillimit ekonomik Spitallë, në Durrës.

Një hap konkret shumë i nevojshëm do të ishte, sipas Destanit, themelimi i një fondi investimesh, pse jo edhe nëj banke me kapital të emigrantëve shqiptarë. Unë, vijon ai, si afarist në tregjet globale prej vitesh po bëj përpjekje që potencialin investim ta orientojmë sa më shumë drejt tregjeve tona shqiptare. Deri më sot, shprehet ai, kemi parë investime të konsiderueshme në Kosovë e Maqedoni, dnërsa që nga viti 2014 edhe në Shqipëri .

Por shprehet Destani, përveç kapitalit financiar, emigrantët shqipatre ka një kapital tjetër shumë më të vlefshëm, kapitalin njerëzor. “Do të ishte shumë ekonomike dhe më e dobishme sikur insitucionet shtetërore të kërkojnë këshilla e ekspertizë nga ekspertët shqiptarë të njohur botërisht në fushat ku veprojnë, para se këto ti kërkohen kompanive të huaja”, deklaroi Destani. Për këtë, thotë ai, do të kërkoja të kompletohet data base e profesionistëve shqiptar në diasporë.

Një tjetër iniciative, që z. Destani e parashtron në Samitin e DIasporës, në Tiranë e që siç thotë ai mund ta udhëheqë ministria e Ekonomisë është formulimi i një programi të posaçëm për zhvillimin e tregut për diasporën, si kornizë për lehtësimin e biznesevemes shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe emigrantëve.

Ai bën thirrje për sjelljen e projekteve konkrete ngate dy palët, si qeveria edhe diaspora. “Për të dëshuar se këto takime nuk janë vetëm shkëmbime mendimesh me njëri-tjetrin sygjeroj që në organizimet e ardhshme insitutcionet dhe diapsora të paraqesin për diskutim projekte që do të ishin me interes për investime dhe zhvillim”, propozoi Destani.

Jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë për zhvillimin e atdheut, vijon fjalën e tij Destani, ndërsa kërkon që zhvillimi ekonomik të lidhet me përfitimet për njerëzit. “Pasi të kemi bërë këtë, atëherë të rinjtë tanë do të kishin hapësirë të bollshme për të gjetur veten dhe të ardhmen e tyre këtu, brenda e trojeve tona. Kështu njerëzit do të japin maksimumin sepse këtu ehe dotë marrin maksimumin.Është kaq e thjeshtë le ta bëjmë”, është mesazhi e premtimi i tij në emër të diasporës shqiptare