Lazio siguroi finalen e Kupës së Italisë pasi eliminoi Romën. Në derbin kryeqytetas, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi humbi 3-2 ndaj verdhekuqve, por suksesi 2-0 në sfidën e parë i dha të drejtën të pretendojë trofeun në ndeshjen e fundit të turneut.

Milinkovic-Savic i dha epërsinë Lazios para se El Sharawi të rikthente barazpeshën.

Derbi roman regjistroi më pas 3 gola të tjerë, me Immobile për Lazion dhe Salah dy herë për Romën.

Një paraqitje mjaft e mirë gjatë 90 minutave për portierin e kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili evitoi disa herë golin