Lidhja Demokratike sot kumtoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 5 qershor.

“Pa përgjegjësinë për kreatorët e krizës, listë të pastruar zgjedhore, reforma në media, sistemin gjyqësor dhe pa ndarjen e partisë në pushtet nga shteti, nuk ka kushte për zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile”, qëndron në kumtesën e LD.