Lidhja Demokratike (LD) pas publikimit të informacioneve nga PSP-ja, me urdhër të së cilës në mënyrë të kundërligjshme janë përgjuar qytetarët, cili ishte qëllimi dhe kush ka qenë “shfrytëzues” i bisedimeve të përgjuara, kërkon përgjegjësi dhe tërheqje nga procesi zgjedhor i të gjithëve të cilët kanë qenë të përfshirë.

“U konfirmuan dyshimet LD-së se përgjimi është bërë me urdhër të udhheqësisë së MPB-së, se përgjimi është bërë përmes sistemeve të MPB-së dhe se shfrytëzuesit e bisedimeve të përgjuara kanë qenë bartës të pozitave të larta shtetërore. Para dy viteve edhe tani kërkojmë, përgjegjësi politike dhe penale për të gjithë aktorët e këtij krimi dhe ndaj popullit të tyre dhe shtetit”, thotë LD-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat.

Kjo parti theksojnë se me zgjedhjet nuk mundet dhe nuk do të mbulohet shkelja e të drejtave të njeriut dhe kriminaliteti.