Shkruan Qenan Aliu

Thonë se z. Bylent SALIJI Ministër i Drejtësisë ndoshta ka nuhatur lëkundjen e tij në rekostruimin e qeverisë që do të pasojë së shpejti. Madje thonë se mund të jetë një BLOF i Bashkimit Demokratik për Integrim siç njoftuan opinionin nga e premtja e kaluar se do të punojnë për konsolidimin dhe ndërtimin e një BDI-je për të nesërmen.

Megjithate, DORËHEQJA e z. Saliji duhet rrespektuar si një akt moral dhe se pa prejudikuar konstrukte dhe taktika ,duhet vlerësuar ndërgjegjen e tij.

Pra një shembull tjetërfare, askush nga Bdi-ja (pa llogartitur largimin e ministrave top-tan sepse ajo ishte si largim i lojtarëve të lënduar njëri me tjetrin në fushën e futbollit ) gjatë kësaj dekade në qeverisje nuk ofroi dorëheqje edhe përkundër konstrukteve,krimeve,vrasjeve,bastisjeve dhe hajnive maramendëse të ndodhura madje edhe duke u faktizuar të njëjtat me prova. Mbetja në kolltuqe justifikohej me nevojën për të menaxhuar me situatën edhe pas betejave edhe pas përgjimit masiv të realizuar edhe pas shpërthimit të ,,bombave,,. Sa ishte e pakuptimtë mosdistancimi nga ortaku qeveritar Vmro-Dpmne, aq ishin gebelsiane arsyetimet se pse vazhdonte ortakia politike qeveritare .

Ndërgjegjëja e këtij ministri tani në dorëheqje pavarësisht kuintave duhet vlerësuar, mbështetur në konstatimin e tij se edhe ai pak besim që filloi të kthehet në gjyqsorë filloi të LËKUNDET marëzishtë. Kthimin e besimit nuk do të mund ta bënte askush me kaq kohë në këtë detyrë , por edhe me dorëheqjen mund të kontribuojë siç tha edhe vet z. Saliji për senzibilizimin e institucioneve dhe opinionit për zbatimin e reformave në drejtësi dhe për synimin e motos së qeverisë -një shoqëri për të gjithë!