Prokuroria Speciale ka nisur hetime për përgjimin e bisedave telefonike të cilat sipas të dhënave të para janë kryer në Drejtorinë e Zbulimit dhe Kundërzbulimit, pa vendime gjyqësore nga dhjetë zyrtarë, tre prej të cilëve në poste udhëheqëse. Rasti i koduar me emrin “Target” ka zbuluar përgjimin e mbi 5 mijë personaliteteve në periudhën 2008-2015. Prokurorja Fatime Fetai tha se përgjimet e paligjshme në këtë drejtori kanë vazhduar edhe pas publikimit të aferës së përgjimeve.