Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani, ka përshëndetur vendimin e Policisë së Kosovës, për të ndalur hyrjen në territorin e Kosovës një treni të nisur nga Serbia, pa marrë lejen e autoriteteve kosovare.

Lenjani në një shkrim në Facebook, ka kujtuar fitoren e 14 tetorit të Kombëtares Shqiptare në Beograd ndaj Serbisë në fushën e futbollit, dhe gjithashtu ka përgëzuar edhe fitoren që sot ka arritur Policia e Kosovës.

“Dy vite më parë ne i treguam kush jemi, sot ju treguat forcën. Ju lumtë Policisë së Kosovës. Krenar me ju #EL #JEMINJË”, ka shkruar Lenjani në Facebook.