Lëshohet në përdorim “City Tree në Tetovë”

Kryetarja e komunës së Tetovës kishte nderin që në Tetovë sot të promovojmë kopshit vertikal me myshqe vaskulare që bën pastrimin e ajrit dhe njëherit do të ndikojë te të gjithë ne për pasojat dhe mënyrën se si gjithë secili prej nesh mund të ndikojë në reduktimin e ndotjes të ajrit ambiental në Tetovë. Falemnderoj ambasadën e Republikës Gjermane, znj. Christine Althauser, Shoqatën Eko-Svest nga Shkupi, si dhe bizneset Vezë Sharri, Ecolog, Pro-Credit Bank dhe Dimed që ndihmuan financiarisht realizimin e këtij projekti senzibilizues ekologjik. Projekti City Tree do të vazhdojë të implemebtohet edhe përmes ligjeratave edukative në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës si dhe aktivitete të tjera që synojnë rritjen e vetëdijes qytetare për sa i përket problemit të ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.