Me më ngue mua z. Albin Kurti e dorëzon detyrën si burrat pa zhurmë e pa protesta. S`kemi nevojë për justifikime as sqarime, populli po e përcjell gjendjen, e ka kuptuar mirë:

1. Pse u votua mosbesimi i kësaj Qeverie!

2. Pse u dha mandati Qeveris në ardhje!

3. Pse Gjykata e mori këtë vendim dhe kujt i përshtatet!

4. Cilat obligime, borxhe shantazhime do ti ketë kjo Qeveri në ardhje!

Për gjitha këto populli do ta jep vlerësimin e vet në zgjedhjet e radhës!

Kurse Ti si lider politik duhesh të mësosh shumë nga kjo periudhe e një viti të fundit kalendarik!

– Nuk duhet të besh vija te kuqe para zgjedhjeve.

– Duhet të zgjedhësh staf të pastër dhe të aftë politikisht, njerëz që i kontrollojnë ndjenjat, njerëz të matur, njerëz të votuar  si deputet, ministrat, këshilltarët që s’kanë inati, xhelozi, prirje për konflikte  e nxitje aferash të pa nevojshme të mosmarrëveshjeve dhe konfuzioneve politike me partitë tjera!

– Duhet të caktosh kush duhet, kush din, kush mundet, kurë dhe ku të flet për VV, ti paraqet projektet vizionet e saj e jo të keqpërdorin pozitën, të afirmohen personalisht dhe ta dëmtojnë subjektin siç kanë vepruar shumë njerëz tu rreth teje!

Shumë «analistë» , këshilltarë e zyrtare të ndryshëm  më shumë të kanë bërë sherr se sa hajr ty, subjektit dhe vendit, Ti e din cilët  ata, e dimë edhe ne!

– Mos ndrysho parimet, konceptet afatgjate për ardhmërinë e vendit ( mos u largo nga caku përfundimtarë bashkim kombëtarë)

– Mos i përmend projektet delikate të ndishme para se ti sigurosh veglat e punës që të sigurojnë sukses!

Aftësi profesionale është me gjujat gurin, me e likuidua grabitqarin në pemë e mos me i trazua shpezët tjera aty!

– Puno korrekt , pa sherr, pa inati, aftësohuni me punë ekipore, në bashkëpunim me subjekte të tjera pasi politika në demokracia atë e kërkon !

– Vetanak në politikë nuk mundemi të kemi sukses

– Rri në opozitë, ristrukturohu, analizo gabimet ,

– Përgatit staf të mirëfilltë të pjekur stabil të qet pa zhurmë , përsëri do të ketë zgjedhje, përsëri populli do të del në zgjedhje, përsëri ata do ta vendosin me votën e tyre kujt ti besojnë.

Manovrimet, pazaret, transferet, keqpërdorimi i votave të tyre për inate dhe çështje personale, klanore, grupore populli nuk do ti lejon tërë kohen !

Edhe ne këto sjellje tregon që nuk e ke për pushtet por për të mirën e vendit.

Hafir Hoxha, apartiak ish ushtarë i UÇK-së!