Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi, i jep mbështetje të plotë këti koalicioni në zgjedhjet e 11 dhjetorit. 

Z. Ibrahim KOLARI Kandidat për Deputet LR-PDSH, Diber
Aleanca për Shiptaret

I dashur mik,

Në pamundësi që të jem sot krah-për-krah me ju (për shkaqe emergjente familjare!), po ju shpreh me shkrim përgezimet e mia për punën tuaj të palodhur për cështjen shqiptare në Maqedoni.
Sot, Maqedonia gjendet në një udhëkryq të madh—të përcaktojë rrugën e së ardhmes në paqe dhe barazi me të gjithë, apo t’i rikthehet avazit të vjetër diskriminues ndaj shqiptarëve. Ju si nje patriot i denjë shqiptaro-amerikan, së bashku me të gjithë miqtë tuaj në kuadër të platformes suaj politike Aleanca per Shqiptaret, jeni shembulli më i mire i dashurisë për atdheun.
Platforma juaj politike, Aleanca për Shqiptarët, duhet të mos ketë as mëdyshjen me të vogël për përcaktimin politik mbi të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni—trajtim të barabartë, popull shtetformues, dhe asgjë më pak sesa të drejtat legjitime të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare e evropiane.
Edhe ne jemi pjesë e pandarë e kësaj kauze! Sic e dini, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, dhe Bordi i Drejtorëve, është organizata e vetme e regjistruar si lobiste për kauzën kombëtare shqiptare në Washington, DC. Ne kemi qene dhe vazhdojmë të jemi zëri i pacmuar i kauzës sonë kombëtare, pjesë e rendësishme e së cilës është edhe cështja shqiptare në Maqedoni. Angazhimi ynë për këtë cështje nuk ka munguar as që do të mungojë: ne bëmë të pamundurën dhe ishim në frontin e lëvizjes për Universitetin Shqip në Tetove; përkrahëm parreshtur të ndjerin Arbën Xhaferin në sensibilizimin ndërkombetar te cështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni; përkrahem dhe ndihmuam luften per liri; bashkëpunuam dhe po bashkëpunojme intensivisht me diasporën shqiptare nga Maqedonia në SHBA për të ngritur sa më lartë në axhendën e Kongresit dhe Administratës Amerikane cështjen shqiptare në Maqedoni.

Andaj, edhe kësaj rradhe, ne besojmë fuqishëm që vllezërit dhe motrat tona kudo në trojet e tyre etnike ne Maqedoni do të marrin fatin e vet në duart e veta duke bërë zgjedhjen e duhur. Duke zgjedhe më të mirët, dhe duke krijuar një zë të fuqishëm në parlamentin dhe qeverinë e ardhëshme të Maqedonisë—zë i cili i shërben interesit kombëtar shqiptar dhe jo interesit grupor, klanor, dhe partiak të një grupi të caktuar njerzish.
Aleanca për Shqiptarët është shprehje e vullnetit të mire të shqiptarëve për një zë unik dhe ne e cmojmë këtë unitet. Ju e dini se ne ngritem cështjen e interesit kombëtar shqiptar në Maqedoni edhe në darken tone solemne për 25 vjetorin e Ligës në New York para Senatorit McCain në nje pritje private, dhe para shumë Kongresistëve dhe Senatorëve tjere më influence në SHBA, ku të pranishëm ishit ju, Dr. Sela, dhe Dr. Mehmedi.
Në fund, nga ju kërkojmë që ta coni përpara kauzën kombëtare shqiptare në Maqedoni dhe t’i qëndroni besnikë diskutimeve që kem pasë edhe me miqtë tanë fuqimëdhenjë në Senat dhe Kongres të SHBA-ve. Ne jemi këtu për ju dhe për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.
Zoti ju bekoftë. Rrofshin shqiptarët kudo që janë!