Sonte në Restaurantin Biznis në Shkup ka një natë festive mes ushtarëve të Uçk-kombetare ku do të marrin pjesë edhe disa figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i ashtuquajturi përfaqësues i UÇK-kombetare Ali Ahmeti ku edhe un isha i ftuar si ish pjestarë i Uçk-kombëtare mirëpo për hirë të së vërtetës un refuzova këtë ftesë sepse ka shum arsye :

1. Nuk munda ta paramendoj vetën në mesin e tyre kur dihet qartë se njerëz të Bdi dhe A.A janë të implikuar thellë në tradhtitë e shokvë të mi të luftës dhe të shpyrtit si : Komandant Shqiponja , Beg Rizaj , Mirsad Ndrecaj dhe shumë tradhtitë tjera.

2. Nuk munda që të shkoj atje sepse kur është në pytje UÇK-kombëtare aty jan edhe shum djem nga Kosova të cilët kan qenë luftar të vërtet dhe tani kan ndales të hyjnë në Iliridë pikërisht se A.A dhe klani i tij ja kan bo ndales nqs doni emra ata janë : Leci,Zhuja,Faikit,Kreshniki dhe shumë të  tjerë.

3. Dhe arsyeja tjeter është se disa bashkluftarë të mi dhe disa të tjer të cilët ishin dhe themel i UÇK-kombetare kan mbetë rrugëve dhe ndjehen te rrezikuar pikerisht nga i ashtuquajturi përfaqësues i UÇK-kombëtare. Ndoshta kjo letër nuk është asgjë kundër asaj se qfarë na ka bë ai.