Drejtori i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal Bexhet Musliu sot para opinionit me letër të hapur dëshiron të dërgoj një porosi elitës politike në Maqedoni, në veçanti Bashkimit Demokratik për Integrim që urgjent të merren masa dhe të parandaloj kërcnimet e shumta ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal kohëve të fundit nga Kryetar Komunash aktual, ish ministra, kryetar degësh partiak, ish shefa të shtabeve zgjedhore, udhëheqës të drejtorive, që të ndalin trysnitë ndaj mediave dhe fjalës së lirë.

Pronari i Zhurnal, Bexhet Muslia apelon që mos të mendojn pikërisht këta persona që me kërcënimet e tyre kanë zgjedhur rrugën e drejtë për të fshehur dyshimet e krimeve të tyre që nuk dëshirojnë që të shpalosen para liderit të tyre dhe posaqërisht para opinionit.

Muslia shprehet se nëse suksesi i tyre është i dështuar në veprimtarinë e tyre, kritikat që kanë qenë dhe do të jenë nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal nuk do të kenë të ndalur sepse misioni i mediumit tonë është pikërisht për të njoftuar dhe parandaluar keqpërdorimet e pozitave zyrtare, dhe jo për ti fshehur të njejtat.

LETRA E PLOTË E PRONARIT TË AGJENCISË SË LAJMEVE ZHURNAL DREJTUAR ELITËS POLITIKE NË MAQEDONI, NË VEÇANTI BDI-së

Unë ndjehem skajshmërisht i shqetsuar nga kërcënimet e fundit që kanë arritur në adresën time përmes telefonit, rrjeteve sociale dhe postës elektronike të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal të cilët dua të theksoj se ky shqetësim i kërcënimeve nuk është vetëm tani i kohës së periudhës një javore, por unë vazhdimisht jam i kërcënuar gati se për një vit të plotë prej shumë personaliteteve publik.

Këta persona bëjnë pjesë në jetën publike në Maqedoni si Kryetar Komunash, kryetar degësh, ish ministra, ish shefa të shtabeve zgjedhore, udhëheqës të drejtorive dhe të tjerë. Apeloj që të ndalen trysnisë së medias së lirë dhe të na lejohet të bëjmë punën tonë, gjegjësishtë të informojmë opinionin në mënyrë objektive.

Unë si drejtor dhe udhëheqës i kësaj Agjencie gjithmonë kemi bërë punën tonë profesionale duke shpalosur të vërtetën e çdo funksionari pa marrë parasysh pozitës që ka drejtuar në rast se e ka keqpërdorë të njejtën pa marrë parasysh përkatësisë partiake.

Gjë që kjo ka dëshmuar se ne që nga dita e parë misionin tonë si medium e kemi marrë shumë seriozisht dhe hyjnore, duke ndjekur çdo hap të funksionarëve partiak që ka të bëjë me të mirën e përgjithshme të shqiptarëve, dhe në rast se këta funksionarë kanë devijuar në atë që kanë për obligim ta bëjnë, Agjencia jonë menjëher ka reaguar ndaj këtyre dukurive duke i përkujtuar ato që në pozita janë për popullin dhe jo për interesa personale, dhe kjo do të ndodh edhe në vazhdimësi. Betohem se misionin që kam ngritë si medium do të vazhdojë pa marrë parasysh se a do merrni ju masa për parandalimin e kërcënimeve apo jo.

U bëjë dhe njëher apel publik liderëve të partive politike shqiptare e në veçanti Ali Ahmetit nga BDI që të ndërmerr masa ndaj personave të cilët kohëve të fundit dëshirojnë të ia mbyllin gojën mediave racionale, duke më kërcënuar me likuidim, duke më ofenduar me fjalë më të pista “o i poshtër” dhe “do të gjej, do të shihemi së shpejti”, që nëkupton se ata dëshirojnë të na friksojnë dhe të na ndalojnë që ne si Agjenci të mos informojmë drejtë dhe në mënyrë objektive.

Personalisht unë dhe stafi im nuk ndajmë mendjen për të hequr dorë nga informimi sa më objektiv pavarësisht kërcënimeve që do të vijnë edhe në të ardhmen, por kjo do na motivoj që ne të vazhdojmë të zbardhim dyshimet për keqpërdorim të pozitave dhe të tjera.

Pas kërcënimit të fundit ndaj meje, u senzibilizuan shumë media tjera shqiptare por edhe ato maqedonase duke shprehur keqardhje për të rastit, andaj dua që këta kolegë t’i falemnderoj për këtë mbështetje që më dhanë.

Është obligim i yni që në interes të lexuesve dhe krejt qytetarëve të vendit, të bëjmë punën tonë si mjet i informimit, duke tentuar mbajtur derën e hapur për të gjitha formacionet politike; zyrtarët; vëzhguesit e pjesëtarët e tjerë të shoqërisë civile të vendit.

Ne pyetje do të vazhdojmë t’iu dërgojmë dhe kërkojmë sqarime për gjithçka që është në interes të lexuesve dhe qytetarëve të vendit që të gjithëve.

Ndërsa dua të kujtoj kujtoj që Agjencia e Lajmeve Zhurnal misionin e vet e kreu edhe kur gazetari kontrover Zoran Bozhinovski nëpër rrjetet sociale publikoi përgjime të jashtëligjshme duke e njëllosur kredibilitetin dhe moralin të disa ish funksionarëve, gjegjësisht duke ua cënuar privatësinë e tyre. Por Zhurnal me shkrime të një pasnjëshme dënoi veprimet e gazetarit Bozhinovski duke u bërë apele edhe te prëfaqësit diplomatike dhe organeve kompetente që të ndalen përgjimet e paligjëshme përderisa nuk verifikohen si origjinale nga organet e drejtësisë.

Këto apele fatmirësisht i dëgjuan institucionet përkatëse me çka edhe e burgosën gazetarin Bozhinovski duke e akuzuar se ka rrënuar privatësinë dhe kredibilitetin të disa ish funksionarëve duke publikuar përgjime të jashtëligjshme. Në atë kohë për këta funksionarë Agjencia jonë ishte ai medium ku ata gjetën mbështetje sepse ne punuam ashtu siç i përket informimit të drejtë dhe objektiv, gjegjësisht se asnjë material nuk është origjinal për derisa organet e hetuesisë nuk e konfirmojnë të njejtën.

Tani pikërisht këta ish funksionarë harruan senzbilizimin që bëri Agjencia e Lajmeve Zhurnal kohë më parë duke i mbrojtur ata nga këto përgjime të jashtëligjshme, vetëm pse tani Agjenica jonë ka ndjekur në vazhdimësi punën e tyre që kanë ushtruar në detyrat përkatëse ku ka shpalosur edhe dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Le të jenë qytetarët pastaj vlerësuesit dhe gjykuesit e punës të secilit prej nesh.

Zhurnal u bënë apel Ambasadës amerikane dhe përfaqësive tjera diplomatike që urgjentisht të kontaktojnë më Ministrinë e punëve të Brendshme që të merrren masa për të paralandaruar kërcënimet dhe të u lehtësohet gazetarëve të bëjne punën e tyre në mënyrë sa më profesionale.