Prej vitesh, letra e aluminit është një domosdoshmëri për amvisat në kuzhinë për gatimin, ruajtjen dhe transportin e ushqimeve, por doktorët paralajmërojnë se ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.

Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”, është paralajmërimi i studimit më të fundit të mjekëve. Gjëja e parë që duhet të dini është se alumini i bën keq trurit. Ai është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit. Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin. Shumë njerëz vuajnë nga helmimi nga kjo neurotoksinë, dëmi i së cilës është i përhershëm, transmeton tesheshi.

 

Por mjekët thonë se përveçse dëmton trurin, gatimi me letër alumini, mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit. Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut. Por ai është shkatërrues edhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare. Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.

revista who