Para se të kërkojë azil politik dhe të arratiset nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ju ka shkruar letër anëtarëve të Komisionit Evropian.

Në letër Nikolla Gruevski kërkon gjykatës ndërkombëtar që të kontrollojnë siç thotë ai, përndjekjen masive në shtet, njoftoi Tv Alfa.

Ish-kryeministri letrën e ka dërguar tek eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së Federica Mogherini, komesari për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian Dunja Mijatoviq de kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.

Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy viteve burg i është shqiptuar pa menduar dhe nga fakte të fabrikuara. Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera evropiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me lëndën kundër tij – “Tanku”.

“Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Në letër Gruevski ka cekur edhe një propozim tjetër, nëse i pari për Hahn, Mogherinin, Mijatoviqin dhe Dollin nuk pranohet. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dërgojë mision në Maqedoni.

“Çdo deklaratë se askush nuk mund të shpallet fajtor pa mos ekzistuar dëshmi ligjore të konfirmuara, do të ishte në dobi të gjykatësve dhe opiniopnit në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Ai më pas në 10 pika ka shpjeguar se gjatë procesit gjyqësor është ballafaquar me një numër të madh të shkeljeve ligjore.