Shkruan Blerton Arsllani

Thënje hyjnore: ” Dhe thuani njerëzve fjalë të mira dhe të bukura ! ”
Jetojmë në qytetin e bukur që na fali Perëndia me mëshirën e tij.
Nqoftëse meditojmë në atë që na rrethon do të gjejmë bukuri dhe mëshire çka e kupton i dituri, i madhi i vogli dhe të gjithë.
Vallë a meritojmë që kësaj dhuntie ti mbështesim diçka të pahijshme ?! Të pahijshmet në jetë janë shumë por të gjithë kthehen tek fjala, vepra dhe besimi.
Jemi në ciklin e zgjedhjeve në tokën e bukur strugane që është e zakonshme garimi mes subjekteve politike me atë që është legale ndoshta edhe me atë që është jolegale.
Por unë kam të drejtë të shpreh atë që ndjej, siç e dim gjuha e politikanëve shumë herë fitohet nga epshi, ambicjet, mbrojtja e gabimeve, dembelisë, paaftësisë dhe kthehet në një pus të errët, i cili bëhet normalitet tek të gjithë moshat.
Ajo që unë dua të them është me fjalë të shkurtra: Kundërshtari jot nuk është armiku jot, zgjidhni fjalët për kritik dhe le t’u prinë veprat para fjalëve, zgjëroni zemrat sepse toka e Zotit është e gjërë.

Mbarësia qoftë mbi të drejtën dhe ata që jetojnë me të !