Lëvizja BESA – Dega Kumanovë reagon për largimin e 5 shqiptarëve nga puna në Kumanovë.

Ne ngrisim zërin ndaj vazhdimësisë së diskriminimit institucional të shqiptarëve nga pushteti aktual.

Raste klatantësh të ndërprerjes së kontratave të punës, vetëm të të punësuarve shqiptarë në shtëpinë e pleqëve në Kumanovë, me çka përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion zbret në 8%.

Nga 15 të punësuar me kontratë, vetëm pesë shqiptarëve (që ishin të punësuar që nga viti 2014), nuk u është vazhduar kontrata, ndërsa afati i skadimit të kontratës qëllimisht është programuar si alibi e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

Kjo është dëshmi e qartë se motoja mashtruese e LSDM-së për shqiptarët: „Jetë për të gjithë“, ishte vetëm grep joshës për marrjen e votës së tyre, kurse mentaliteti dhe qasja ndaj shqiptarëve mbetët e njejtë.