Lëvizja BESA dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup
sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin
ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të
ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë
pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të
ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që
të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe
pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për
ndonjë inskenim.
Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të
rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të
ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të
përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.
Lëvizja BESA
06.07.2022