Zërat për ndërprerje të gjoja çdo bashkëpunim me partinë e Ziadin Seles, nga ana e Lëvizjes Besa në qytetin e Dibrës, jo që nuk janë aspak të vërteta, por janë tepër të ulta dhe tendencioze, të porositura nga  ata që i kapluar  frika e debaklit që pritet të pësojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, thonë nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.   Nuk ka kurfarë çarjesh mes kêtyre dy subjekteve, por përkundrazi ka një bashkëpunim të ngushtë, si për  zgjedhjet e parakohsme lokale në Dibër, poashtu edhe në ato presidenciale. Nga Lëvizja Besa thonë se ata qëndrojnë fuqishëm pas  kandidatit të Aleancës për Dibrën, dr Arben Agollit si dhe kandidatit të pavarur shqiptarë   për president, Profesor Blerim Rekës.

“Nuk ka kurfarë  çarjesh mes dy subjekteve, do të përkrahet fuqishëm si  dr Agolli për të drejtuar qytetin e Dibrës, poashtu do të jemi bashkë  edhe në përkrahjen e kandidaturës së profesor Blerim Rekës me gjithe shqiptarët në garën  presidenciale”. Jemi mê të bashkuar se kurrë dhe do të dalim fitimtarë edhe në zgjedhjet e ardhshme./fol.mk