Shkruan;Qenan Aliu

Lëvizja BESA dhe kryetari i saj , jo vetëm se duhet ta mbajnë Besën por duhet ti respektojnë edhe organet më të larta të një subjekti.

Është krejtësisht e drejtë e tij dhe protokoll autonom se me kë do të takohet z. Bilall Kasami si kryetar i Lëvizjes Besa.

Por ,injorimi i një organi më të lartë të një subjekti politik siç është Kongresi,i cili është forumi meritor për zgjedhje, shkarkime dhe për të sjellur vendime në kopetencë të tij, nga ana e Bilall Kasamit është veprim joparimor dhe joqytetarë.

Animi i Bilall Kasamit, nuk do të mund ti mposhtë vendimet e Kongresit të një subjekti politik në asnjë mënyrë.

Nëse z. Kasami vlerëson se unë takohem me ate që ka vula në xhep e jo organet dhe strukturat e partisë, atëherë ky lider i Besës logjikojka si ai udhëtari i stërlodhur që mendon se , me rëndësi është se unë kam biletën në xhep ndërsa se treni më ikë ska dert.

z. Kasami nëse mendon në të ardhmen të jetë me Besë dhe politikan së paku nuk duhet të anojë për kohë të caktuar.

Veprimi i Bilall Kasamit për gjoja synim legjitimimi , nuk është veprim autonom, autentik as autokton dhe më së paku veprim i njerëzve që synojnë të bëjnë politikë me Besë.

Nëse politika është vetëm takime, atëherë takoheni çdo ditë ,ju bën mirë për shëndetin