Përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Amir Elezi në emisionin Rruga Drejt u distancua publikisht nga qëndrimet e Kim Mehmetit lidhur me ngjarjet e fundit në kuvend. Elezi e kundërshtoi ish ministrin Sulejman Rushiti, i cili tregoi se pikërisht Kim Mehmeti nga Lëvizja Besa ishte ai që nxiti debatin mes shqiptarëve pas ngjarjeve të 27 Prillit, duke ironizuar rëndë Ziadin Selën, i cili ishte caku dhe viktima kryesore e sulmeve të huliganëve. Amir Elezi nga Besa u shpreh se Kim Mehmeti nuk ka lidhje me Lëvizjen Besa edhepse Rushiti disa herê u mundua t’ia kujtojë se Kimi është themelues i saj, ka qënë kryetar i Këshillit Opozitar dhe atij Mbipartiak të Lëvizjes Besa. Edhe përkundër insistimt të Sulejman Rushitit, Amiri i Besës publikisht nuk e pranoi një gjë të tillë.
A do të thotë kjo se Lëvizja Besa po distancohet nga Kim Mehmeti? A ndihet Besa e rrezikuar nga shkrimtari Kim Mehmeti?
Keto përgjigje do ti mësojmë në ditët në vazhdim./fol.mk