Lëvizja Besa e ka dorëzuar sot në Kuvend amendamentet kushtetuese që do të diskutohen njëherazi me ndryshimet kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Amendamentet e propozuara janë si më poshtë:

1. Në pjesën e Preambulës të rikthehet propozimi që u miratua nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ku Maqedonia e definonte si shtet të barabartë të gjithë qytetarët e saj.

2. Në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.

3. Maqedonia përkujdeset për të gjithë qytetarët e saj që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm për popullatën maqedonase në veçanti, ndërsa etnitë e tjera të përgjithësuara në qytetarë të tjerë.
Që të mos lejojnë kryetarin e shtetit të bllokojë ligjet e miratuara për herë të dytë në

4. Kuvend, duke mundësuar që pas votimit të dytë dhe mos dekretimit nga kryetari i Republikës në afat kohor të përcaktuar, ligji i aprovuar të publikohet vetëm me nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit.