Një lajm i publikuar me fakte në portalin Tetovasot në lidhje me votimin dyftyrësh të deputetit të BESËS rreth verifikimit të mandatit të Johan Tarçullovskit…. U bë shkak hipokrizie që lëvizja BESA të mallkoje me Xhehnem e duke shkuar edhe më larg duke e quajtur “qafir”.
 
Në vijim po e përcjellin të integruar reagimin e gazetarit të TetovaSot, Rami Mislimi.
Për të gjithë simpatizuesit e Lëvizjes BESA që më quajnë qafir, dhe më dënojnë me Xhehenem pas publikimit të vërtetës rreth votimit të Tarçullovskit ua them se e vërteta është e hidhur por është hyjnore. Nuk është shpifje të nxjerrësh argumente dhe t’ju rish ballë shkrimeve me fakte, por shpifje është të quash qafir dikë vetëm pse publikon një të vërtet dhe nxjerr në dritë mashtrimet politike të deputetëve shqiptar. Për të gjithë ata që vazhdojnë të më shajnë pas këtij lajmi është mirë që të rilexojnë dhe ti shohin votimet pastaj le të më shajnë sa t’ju doje qejfi…
@ fol.mk