Olsi Jazeji, opinionist dhe analist nga Shqipëria, i cili ditë më parë i doli në mbrojtje Lëvizjes Besa në Maqedoni ndaj akuzave që i bëheshin asaj për gjoja keqpërdorim të islamit në politikë , nëpërmjet një postimi në murin e tij në fb  njofton se është kërcënuar nga  “vehabistë dhe erdoganistë besaxhij”

ja edhe  postimi i plotë i Olsi Jazejit:

Mbi sulmet e vehabisteve dhe erdoganisteve besaxhij

Dje me kane ardhur ne privat dhe ne publik shume kercenime dhe ofendime nga disa maskarej anonim. Me akuzonin si shiit, islamofob, njeri i Asadit etj. Nuk kam patur kohe qe tu pergjigjem por shume i kam bllokuar. Shumica e sulmueseve ishin injorante vehabiste kosovar dhe shkupjane te levizjes Besa. Jam sulmuar pse kam protestuar per duate per xhihadistet qe jane bere ne xhamite e Tiranes dhe nje lajm qe kam postuar nga observatori sirian i te drejtave te njeriut qe tregonte qe Turqia i vret refugjatet sirian. 1. ne lidhje me lajmin e vrasjeve te sirianeve nga ushtaret turq, ky lajm eshte botuar nga opozita siriane. nese nuk u pelqen ankohuni te erdogani qe i mbeshtet ata dhe jo te une qe postoj nje lajm. erdoganixhijte e besaxhijte e Shkupit nuk me ndalojne dhe as nuk me kercenojne dot qe une te postoj cfare une dua ne murin tim ne facebook. 2. ne lidhje me kercenimet e vehabisteve, pasi kam protestuar per duate e tyre per xhihadistet e sirise, edhe keta nuk me ndalojne dot. une dua qe Islami ne Ballkan te jete larg lufterave qe ben Turqia dhe Arabia Saudite me Sirine. keta bastarde qe me kane kercenuar, do te benin mire qe perpara se te me kercenonin mua te mbronin vellezerit e tyre qe i kane neper burgje per punen e Sirise. nese dua te vriten me sirianet, i lus qe te shkojne ne Siri dhe ti vrase Putini me Asadin. por i siguroj se kercenimet, shpifjet e tyre qe mi cojne nga adresa anonime si minj, nuk kane per te me ndaluar se protestuari ndaj keqperdorimit te Islamit qe Arabia Saudite dhe Turqia po i ben Islamit sot. Une kur shkoj ne xhami shkoj qe ti falem Allahut, dhe jo Erdoganit, Turqise apo Saudise. Ne xhami nuk i falem as Putinit dhe as Asadit. Prandaj i lus maskarejte e Arabise Saudite qe xhamite ti lene si vende neutrale ku cdo njeri, pa dallim bindjeve politike te mund ti falet Allahut Zotit te boteve. Per mua lufta ne siri nuk eshte lufte per Islamin. ajo eshte lufte e Nato-s me Rusine. Prandaj, xhamite qe jane vendet tona te shenjta nuk do te lejoj ne asnje moment qe te merren peng nga maskarej qe bejne politiken e Saudise brenda tyre. Per kete arsye do te protestoj gjithmone, edhe pse e di qe do te marr kercenime, fyerje dhe shpifje nga injorantet qe mendjen e kane te Siria. ata persona qe jane ne FB tim dhe nuk bien dakort me mua, dhe acarohen pas ketij postimi, i lus miqesisht qe te me largohen urgjentish nga FB. Lekum Dinukum Ue Lije Din. Ju keni fene tuaj e une kam fene time!

20161217_182937