Pas reagimit të punësuarve administrativ të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” -Manastir për neutralizimin e shpërndarjes së gjuhës antishqiptarë, albanofobisë, ksenofobisë, fashizëm, racizëm, shovinizëm dhe diskriminimit nga radhët e udhëheqësise së Universitetit “Shën Kliment i Ohrit”- Manastir, më konkretisht përdorimi i udhëzuesit ku është e paraqitur harta rajonale ku aty nuk qëndron Republika e Kosovës, si dhe shprehjet e Prorektorës, znj. Violeta Manevska, e cila para të punësuarve ka deklaruar: “Не ни требаат на овој Свети Климентов Университет шиптари, поготово не тие од Косово. За сите шиптари треба само гасна комора! (Nuk na duhen në këtë Universitet, Shën Kliment shqiptarë, më konkretisht jo të Kosovës. Për të gjithë shqiptarët vetëm dhoma gazi)”.

Andaj, Lëvizja BESA dënon ashpër mosinteresimin dhe papërgjegjshmërinë e Ministrit të Arsimit lidhur më këtë problematikë dhe kërkojmë normalizimin e situatës në Universitetin “Shën Kliment i Ohrit”-Manastir, si dhe largimin e menjëhershëm të Rektorit dhe Prorektorit të këtij Universiteti.

Vlen të ritheksohet edhe njëherë se arsimi në Maqedoni vazhdimisht po përballet me probleme të shumëfishta, siç është edhe rasti i fundit, ku roli i Ministrisë së Arsimit mbetet të jetë e shurdhër ndaj gjitha projekteve antishqiptare ndër vite, bashkë me partinë shqiptare në pushtet e cila njësoj si në kohën e Nikollës, edhe në këtë të Zaevit fatkeqësisht nuk po mund të bënë zë duke mbetur e shurdhur ndaj gjitha projekteve antishqiptare.

Për Lëvizjen BESA, çështja e arsimit si dhe çështjet tjera që kanë për qëllim ngritjen e zërit shqiptar, mbeten të jenë ndër çështjet më prioritare për vendin dhe kohën ku jetojmë. /Fol/