Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA tha se për ata këto zgjedhje janë jolegjitime dhe të manipuluara.

“Ata deshën që nëpërmjet kësaj kutie t’i legjitimojnë 85 kutitë e tjera, të manipuluara. Por këtë, mund t’ia shesin dikujt tjetër, por jo dhe neve. Për neve këto zgjedhje janë jolegjitime, të manipuluara dhe për asnjë standard demokratik. Deri sa, nuk hapen kutitë dhe të bëhet ekspertizë në fletëvotimet e pavlefshme, kjo për neve mbetet kështu”, tha Zeqirija Ibrahimi, raporton SHENJA.
Ai shtoi se të gjithë qytetarët e Çairit e dinë se kush është fituesi real i zgjedhjeve në Çair, madje edhe ata, siç tha ai që i kanë numrat, por edhe turpin e atyre numrave.

“Prandaj, me këtë rast unë dua të përcjell, 13 mijë e më shumë faleminderime për të gjithë ata qytetarë të Çairit, që pa asnjë interes, por të shtyrë vetëm nga vullneti i lirë dhe bindja e tyre, na kanë mbështetur në këtë garë. Përkundër asaj që sot në Çair, e kanë nëpërkëmbur sistemin e vlerave dhe moralin e njerëzve, heronjtë e kësaj fitore janë pikërisht këta 13 mijë e më shumë qytetarë që na votuan dhe për shkak të tyre ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në rrëzimin e këtij regjimi”, shtoi më tej Ibrahimi.