Sot, Lëvizja BESA në përbërje të kryetarit Bilall Kasami, drejtorit të Departamentit të Punëve të Jashtme, Kastriot Rexhepi dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore Bejtualla Demiri, kanë realizuar një takim me ambasadorin e Polonisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Jacek Multanowski.

Përfaqësuesit e BESËS para ambasadorit polak kanë shpalosur në detaje platformën “Ridefinimi”, si dhe rëndësinë e kyçjes së Lëvizjes BESA në procesin e gjetjes së zgjidhjes për daljen nga kriza e thellë politike. Në këtë takim po ashtu u bisedua edhe për protestën masovike të 9 Majit dhe hapat e mëtutjeshme që do ndërmerren.

Takimet e këtilla me faktorin ndërkombëtar kohëve të fundit janë duke u realizuar intenzivisht me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA.