Gjatë vitit 2016 shpesh herë u hap debati për mos bashkëpunimin opozitar, duke iu hedhur hi syve të opinionit, në lidhje me fajin e mos bashkëpunimit. Në debatin e sontëm të zhvilluar në emisionin Click plus në TV21, ku pjesëmarrës ishin Sekretari gjeneral i PDSH-së Azem Sadiku dhe Skender Rexhepi Zejd nga Lëvizja Besa zhvilluan një debat kundërthënës ku u shpalosën mjaftë sekrete politike për të cilat egzistonin dyshime në opinionin publik. Lëvizja BESA refuzoi bashkëpunimin me Ziadin Selën, ndërsa nga debati i sontëm u kuptua që BESA i paska kërkuar bashkëpunim Menduh Thaçit, me të cilin kanë realizuar edhe dy takime.
Azem Sadiku i PDSH-së i tha përfaqësuesit Zejd Rexhepi se Lëvizja BESA nuk do ta kishte këtë rezultat po të mos ishte marrëveshja dhe koordinimi i përbashkët me PDSH-në. Pas kësaj deklarate të Sekretarit gjeneral të PDSH-së Azem Sadiku, reagoi Zejd Rexhepi duke e mohuar vërtetësinë e këtij koordinimi mes dy partive BESA dhe PDSH, kundër partive të tjera.
Por Azem Sadiku ndërpreu mohimin e Zejdit duke i thënë se, jo vetëm që është e vërtetë kjo, por përpara zgjedhjeve PDSH dhe Besa kanë pas dy here takim të fshehtë në nivel nënkryetarësh dhe jo vetëm kaq, por Lëvizja Besa i ka dërguar edhe ofertë me shkrim drejtuar Menduh Thaçit për bashkëpunim zgjedhor.
Pas kësaj Zejd Rexhepi vazhdoi të flet jashtë temës duke iu shmangur temës, ndërsa në diskutim ndërhyri edhe moderatori i emisionit Fatmir Aliu i cili kërkoi që PDSH të ia dërgoj Marrëveshjen që i ka propozuar BESA, Partisë Demokratike Shqiptare.