Lëvizja BESA: Ta kishim ditë se deklarata është në dëm të maqedonasve nuk do ta përkrahnim?!

Gjatë një komunikate per shtyp, Levizja BESA shpjegoi edhe një herë opinionit për qëndrimet e veta rreth deklaratës së përbashkët. Ata përfundimisht befasuan opinion shqiptar me labilitetin e tyre dhe luhatshmërine e qëndrimeve për deklaratën e përbashkët. Sipas televizionit Tellma, të cilët i rreferohen komunikatës së Levizjes BESA , kishin deklaruar:

… Nuk do ta kishim mbështetur deklaratën e përbashkët nëqoftëse do të kishim menduar se na qenka në dëm të bashkëqytetarëve tanë Maqedonas…” thuhet në drklaratën për shtyp të Levizjes Besa, e publikuar në Televizionin Tellma.

Në këtë deklaratë poashtu thuhet se …Lëvizja Besa se jemi të interesuar për mirëqenie dhe realizim të drejtave të shqiptarëve, jemi po aq te interesuar që edhe Maqedonasit dhe etnitetet tjera të ndihen mirë dhe të respektuar si qytetar të këtoj shteti…

Sic duket Levizja BESA rrënjësisht e ka ndruar diskursin e saj politik, veprimin dhe fjalorin e saj politik. Në deklaratë përmendet se janë të interesuar për të drejtat e shqiptarëve dhe janë të interesuar që edhe maqedonasit të ndihen të respektuar, duke haruar shprehjen e famshme të “Ridefinimit” të Shtetit, të cilët nuk arritën tua shpjegojnë shqiptarëve asnjëherë.

Lëvizja BESA, dhe funksionarët e sajë në të gjitha paraqitjet televizive pohuan faktin se deklarata e përbashkët u përgadit në Tirane nga Kryeministri Rama dhe jo nga faktorët politik shqiptarë të Maqedonise. Kjo deklaratë i tha argument të fuqishëm dhe te pa qenë Ivanovit, Gruevskit dhe gjithe nacionalistëve të VMRO-së për ta problemizuar aq tepër këtë deklaratë shqiptare. Argumenti i Levizjes BESA, i dha arsye Presidentit Ivanov për mos dhënien e mandatit Zoran Zaev, madje ky argument nxiti urrejtje ndëretnike, si dhe i vu në pikëpyetje raportet bilaterale mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kjo Lëvizje politike, jo se nuk ndikoi në gjithë ketë periudhë në unifikimin e perbashkët të veprimit politik shqiptarë, por u bë përcarëse madje e dyshimtë në gjithë këtë proces. Ajo refuzoj te paktën një herë të ulet në tryezën e përbashkët për të biseduar per ligjin e gjuhësh shqipe, për ndarjen e buxhetit në formë te barabartë, për Rastet e montuara sic eshte Lagjia e Trimave, Monstra, Sopoti, Brodeci etc, Në anën tjetër lideri i saj Bilall Kadami i është përgjigjur gjithmonë ftesave të Zoran Zaev, i cili deklaroi pas takimit me të se na qenka takuar për menyrat e daljes nga ngërçi politik dhe për perspektivën e euroatlantike dhe aspak për cështjen e deklaratës së përbashkët e aq më pak për ridefinimin e shtetit.

Bilall Kasami, se bashku me Levizjen e saj fetare dhe aspak shqiptare, ka filluar ti vardiset pushtetit me të gjitha format qeverisjes se LSDM. Pasi qe e kritikonte takimin mes krerëve të Aleancës për Shqiptarët dhe BDI per deklaratën e pêrbashkët duke imputuar shpifje se këto flasin për bashkëqeverisje dhe jo për deklaratën tani të njejtit eksponent të BESËS me vrap vizotohen para dyerve te LSDM, dhe na flasin me gjuhe të moderuar, madje edhe na tregojnë se maqedonasit duhet ti respektojme si bashkëqytetar lojal të këtij vendi. Po sa për kujtesë votuesit shqiptarë se kanë haruar deklaratën e famshme të Bilall Kasamit i cili pat thënë: me parë të më burgosin mua po atëherë do të mund ti burgosin shqiptarët, duke treguar patriotizëm të pabesueshëm.

Në kujtesën e shqiptarëve nuk do hiqet nga mendja asnjëherë mbeshtetja e zyrtarëve të BESËS protestave te LSDM dhe Revulicionit Laraman, madje edhe lidhja e flamurit maqedonas me ate shqiptar. Nuk do të harohet as sulmi verbal qe iu bë liderit të LR PDSH në protestën e 9 Majit. Shqiptarët nuk do ta harojnë se kjo lëvizje e dyshimtë që demaskohet për cdo ditë e më tepër, harxhoi miliona eurosh në fushatë, para të dyshimta të fondeve të huaja të cilat asnjëherë nuk ua shpjeguan shqiptarëve se nga kush i kanë dhe cili është qëllimi i financimit të kësaj Lëvizjeje ekskluzivisht nga vendet arabe.

Për çudi, lideri i saj dhe zyrtarët e sajë në këto momente po sillen mjaftë të noderuar dhe po bëhen shembulli tipik i nocionit të maqedonise qytetare, duke tentuar ti xhvesh shqiptarët nga kombtarizmi i tyre i trashiguar. Lideri i BESË-s në këto momente po duket më i përkdhedhul nga mediumet maqedonase dhe po meret si shembull i mire i nje politikani qe don ta ndërtoje maqedoninë e re te bazuar në konceptin qytetar dhe jo redififinim e shtetit apo shtetin e barabarte mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

©FOL