Ne menduam se kulmi i halleve tona do të jenë ahengjet e kryetarit të komunës, por doli se gjendja është edhe më alarmante se kaq, dhe se përderisa kryetari pinë pije që ia paguajnë qytetarët, ne pijmë ujë të ndotur. Pra, doli puna se neve na është përzier uji i pijshëm me ujërat e zeza dhe na është bërë ujësjellesi një me kanalizimin.

Lëvizja BESA – Bogovinë duke e parë se si Komuna e Bogovinës bëhet një deponi e madhe mbeturinash dhe se ndotësirat hudhen gjithandej edhe nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, alarmon se e keqja bëhet edhe më trishtuese. Ne këtë trishtim bënë pjesë edhe gjendja katasrofale e ujësjellesit ne fshatin Pallçisht, ku edhe banorëve nëpër shtëpitë e tyre vazhdojnë të ju dalin lloj – lloj ndyrësirash.

Lëvizja BESA – Bogovinë i bënë thirrje kryetarit të komunës dhe partisë shqiptare në pushtet, BDI-së që sa më shpejt të ndërmarin masa për të sanuar këtë problem, në të kundërten do të organizohemi në të gjitha mënyrat për të parandaluar këtë krim që po i bëhet banorëve tonë.