Lëvizja BESA sonte në Shkup ka mbajtur Konventën Qendrore të Forumit të Gruas, pas çka, sipas kësaj partie, është rrumbullakësuar edhe një proces i brendshëm mjaft i rëndësishëm.

“Pas themelimit të degëve rajonale, sonte kuvendaret e zgjodhën kryetaren e re të Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA. Me shumicë votash besimi ju dha znj.Melinda Rashidi, e cila do të ju prijë grave të Lëvizjes BESA”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ishte në Vjenë të Austrisë ku themeloi strukturat partiake në diasporë.