Pas përmbytjeve në Malësisë së Tetovës, rruga Shipkovicë – Brodec, që i lidh fshatrat Shipkovicë, Brodec, Vashallë dhe Bozovcë, është dëmtuar seriozisht dhe ka mbetur tashmë e bllokuar. Ndonëse kjo rrugë i ka vetëm 1.5 kilometra, partia shqiptare në pushtet, që disa herë ka premtuar se do ta rregullojë atë, edhe pas katër muajsh gjoja punime, kësaj pune ende nuk i shihet fundi.

Përveç kësaj, bashkësitë lokale të këtyre fshatrave disa herë i kanë dërguar letër edhe Komunës së Tetovës, që udhëhiqet nga nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, me kërkesë që të ndërtohet një urë që rruga të mos vërshohet çdoherë që bie shi, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete.

Për këtë arsye Lëvizja BESA i bën thirrje Komunës së Tetovës dhe partisë në pushtet, që të ndërmarrin masa urgjente për ndërtimin e rrugës Shipkovicë – Brodec. Në të kundërtën ne do të detyrohemi që vetë të organizohemi dhe të ndërmarrim aksion që këtyre banorëve t’u mundësohet të kenë kushte normale qarkullimi, siç meritojnë të gjithë qytetarët e vendit.

media-share-0-02-01-4d6fc0bf64232f5da8e9b75fc3c2ab01a4a82463a136bf003be81631402514bd-picture

media-share-0-02-01-a09a71d3dd8b2fe1331c7ffbdc91f0bd3fbd450ca561c47f32652392e7001d4e-picture

media-share-0-02-01-c7a631995b608a3b250d08ad2c2d6d750aa15471ec08a692f77a4c0045724c36-picture