Nga lëvizja #Protestoj kanë dalë në protesta me disa kukulla me fytyrat e Gruevskit, Mijalkovit, Jankulovskës dhe Janakievskit dhe siç shihet në foto të gjithëve u kanë vendosuur ‘prangat’.

Protesta filloi si gjithmonë në ora 18 para Prokurorisë Speciale Publike e organizuar nga lëvizja #Protestoj.

“Çdo ditë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë dhe qytetareve, veçanërisht për ata që ende nuk iu kanë bashkuar protestave, të bashkëngjiten – këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë që ata të mund vetë të japin mesazhin siç ata mendojnë! Askush nuk ka një monopol në këtë luftë, kjo është e gjitha, kudo dhe në afat të gjatë, ” thuhet nga lëvizja # Protestoj.

pro2