Takimi i paralajmëruar i Lëvizjes Besa  në fshatin Strimnicë të Zhelinës zhgënjen lidershipin dhe strukturat  e kësaj lëvizje të re politike pasi që përtej pritshmërive të tyre ata morën  një dush të ftohtë nga Strimnicasit. Si duket kjo ishte përgjigja më e mirë që strimnicasit treguan sonte për mosgatishmërinë e Besës për tu bërë bashkë me tre partitë tjera të cilat tashmë kanë edhe të nënshkruar një akt bashkëpunimi .Sonte në Strimnicë  përveç disa shokëve dhe familjarëve të afërt me kordinatorin  kësaj lëvizje në Strimnicë,  nuk kishte prani masovike të banorëve  vendas, por shumica ishin    mysafirë  të  disa fshatrave përreth të kësaj komune me qëllimin e vetëm  për të treguar imazhe të rrejshme për gjoja mbështetje masive të kësaj lëvizje politike në këtë fshat të Komunës së Zhelinës.Jo më  larg se para disa ditëve pikërisht në fshatin e Kryetarit të Besës Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit PDSH-ja e Menduh Thaçit kishte një takim  madhështorë me aktivistët e saj, fshat që  në opinion njihet  ndryshe edhe si ZAJAZI I PDSH-së.Prandaj  dështimi i sotëm në Strimnicë si dhe mbështetja e fuqishme për PDSH – në e Thaçi në vendlindjen  e dy eksponentëve të Besës le të shërbej si “kambanë” për këtë lëvizje që nga njëra  pretendon shumë  kurse nga ana tjetër nuk e duan të vetit.

received_1221492974590091

© fol.mk