LG vjen me ekran 1mm (Foto)

Nëse keni mendura që  televizorët kanë qenë super të hollë jeni gabim, ju nuk keni parë asgjë.Ky televizor vjen me ekranet 1 mm të LG.

Sipas disa deklaratave televizorët e rinj janë testuar nga WiFi Alliance, në mënyrë që të sigurohet se janë kompatibil me specifikat e WiFi-së.

Madhësia e tyre do të jetë prej 55 deri 77-inç dhe do të vijnë më këta emra: B7,C7,E7,G7 dhe Ë7.

Mendohet se W7 mund të jetë televizori super i hollë (me ekran të trashë 1 mm), për të cilin është përfolur në vitin 2015, i quajtur “Wallpaper OLED TV”.

Gjithashtu, supozohet se modeli B7 mund të jetë pasardhësi i B6 i cili aktualisht është në dispozicion dhe duhet të jetë OELD TV më i përballueshëm në këtë linjë të re. B7 vjen me ekran 55-inç dhe mban numër të modelit OLED55B7, si dhe me ekran 65-inç e që quhet OLED65B7.

C7 duket se është përditësim i modelit të lakuar C6 i cili tashmë është në dispozicion. Po ashtu, edhe C7 do të ofrohet në madhësi prej 55-inç me emër OLED55C7 dhe 65-inç me emër OLED65C7.

Modeli i tanishëm R6 do të përditësohet në version E7 me madhësi prej 55-inç (OLED55E7) dhe 65-inç (OLED65E7).

Ndërkaq, modeli G7 do të jetë, po ashtu, përditësim për modelin e tanishëm G6 dhe do të ofrohet në version me madhësi prej 55 dhe 77-inç.