Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e dytë të laboratorëve që janë licencuar për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.

“Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 10 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë të hënën licencoi 29 institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi.