EDITORIAL

Me afrimin e zgjedhjeve makineria  propagandistike  e partive politike të cilat së shpejti do ti thonë lamtumirë  skenës politike në  Maqedoni, dita ditës po  bëhet më agresive.

Kjo vjen nga mungesa e përgjegjësisë  dhe kulturës politike  të këtyre subjekteve, që mund të konsiderohet edhe si shprehje  dhe mungese të qëllimeve të sinqerta, bashkë me mungesën e vetëdijes së pastër kombëtare, duke  shpërfillur
dështimet e tyre në një formë  si kjo që e shohim.
Krejt kjo  si rrjedhojë e paaftësisë politike dhe e lidershipit të dobët , të mbushur edhe  me plot inate.
Duke parë dhe duke analizuar tërë këtë që po ndodh ditëve të fundit, shumë lehtë mund të konstatojmë se janë pikërisht këta liderë të shqiptarëve, në nivele katundesh dhe mëhallash, bashkë me partizanët e tyre që nën ombrellën e kultivimit të “shqiptarizmës”,  me qasjen, qëndrimet dhe prirjet e tyre, janë shëndruar në reflektim të një shpirtngushtësie për të priveligjuar  një hapsirë farefisnore të një muhalle të caktuar
Andaj prirjet  e tyre  lokaliste për t’u mbyllur vetëm brenda rrethit të mahallës dhe katundit janë pasqyra më e dukshme e veseve dhe shpirtngushtësie dhe sigurisht se janë tejet irrituese,  për të gjithë opinionin, sidomos me instrumentet që përdorin, për të ushqyer këtë politikë poshtëruese  ndaj shqiptarëve.
Të gjithë jemi dëshmitarë, të asaj çfarë ndodh. Nëpërmjet qindra profileve të rrejshme në rrjetet sociale, duke mos  qenë më vetja, por thjesht nje pjesëz e mekanizmit absurd, pa fytyrë dhe formë, me anë të një fallciteti të skajshëm, janë duke terrorizuar jo vetëm ata që deri dje i lusnin të bëhen bashkë, por gjithë shqiptarët.

Prandaj  është koha e fundit që këta lider, duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe ti thërrasin militantët “me maska” që të ndërpresin këto sharrje e ndarje  mesh shqiptarëve, sepse edhe ata kanë obligim që të kontribuojnë që sot   të jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë , sepse nëse vazhdojmë edhe më tej të mbesim të përcarë  do të humbim peshën reale politike, bashkë me të edhe organizimin politik të shqiptarëve dhe për pasojë, nuk do të mundim kurrë, t’i zgjidhim hallet tona në këtë vend. /fol.mk