Shkruan Qenan Aliu

…Do të ndodhë një kombinatorikë interesante për formimin e qeverisë. Nga nesër nën tjerëzën kritike të opinoneve të mia do të jenë fituesit e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe mandatari potencial tani për tani për premier – Zoran Zaev!

Ndërkaq po të jetë kandidati potencial i Vmro-së , do të jetë ai në thjerzën e kritikës. Por mbajeni mend, Nikolla Gruevski nuk mund të jetë premier i këtij vendi, sepse askush nuk do të pajtohet të formoj qeveri me te. Partia shqiptare që do ti bashkangjitej eventualisht në qeverinë e kryesuar nga Nikolla Gruevski, do të shkrihej nga skena për më pak se një vjetë. Kushtetuta dhe ligjet nuk mundësojnë më pallavrat e disa politikanëve se nuk vendosin shqiptarët se kush mund të themeloj qeverin por blloku maqedonas vendos vet.

JO shqiptarët janë faktorë politik ata nuk bëjnë, ose bëjnë pjesmarje me negociata ku mund të mirkuptohet. Poqëse donë Bdi-ja le të bëj qeverinë me Vmro-Dpmne-në sado ulëse të ketë. Por ndëshkimi vjen për pak kohë edhe më i rëndë. Madje mund të ndodhë që në qeveri ani se merë pjesë por para drejtësisë patjetër të përgjigjesh , kushdo qoftë ai .

Lider shqiptarë asnjë devijim nuk do të mund ta bëni pa ia arsyetuar shumë kjartë elektoratit tuaj për ndonjë harmonizim eventual.

Po të shtireni se keni haruar premtimet NE JEMI PËR TË JUA KUJTUAR !