Spotet parazgjedhore të partive politike, shpeshherë reflektojnë në krijimin e opinionit publik për të votuar. Gjithsesi partitë opozitare e kanë një përparësi më të madhe për ti joshë votuesit më shumë ngase kanë gjithmonë të drejtë kur e godasin pushtetin.
Nëse i referohemi spotit parazgjedhor të BESËS, mund të nxjerim shumë argumente tjera që bien në sy mjaftë shumë. E para, që në start del në pah fuqia e finansiare e BESËS, dhe spotet mjaft të shtrejta si dhe uzurpimin e minutave televizive me reklamat e tyre. Dhe cdo kush pyet prej nga paratë kjo parti që ekziston vetëm për dy vite. Nëse themi se populli e finanson, atëherë në paskemi popull shumë të pasur që mbeshtet fushatë me miliona eurosh. Dhe sipas kësaj nuk duhet bërë ndryshimi për pozitën e vështirë të shqiptarëve. Dhe nuk duhet të përmendim në fushatë shqiptarët që migrojnë drejt perëndimit. E dyta nëse e analizojmë spotin televiziv të BESËS sado që të na duket tërheqës aty ka shumë lëshime jo teknike por edhe përmajtësore. Duke dashur kandidatët I mundshëm për deputet ti bëjnë shpëtimtarë të kombit, ata i braktisin profesionet e tyre. Por kjo kuptohet edhe ndryshe. Kjo kuptohet se I lënë profesionet e tyre të arta për një post partiak. Aty lihet vetëm mjedisi I doktorëve të BESËS të gjithe duan të ikin kah Parlamenti. Shtrohet pyetja kush do ta shëroj atë pacientin që I keqpërdoret fotografia e inxhizimit? Avokatja e BESËS e braktis zyrën e vetë duke i lënë lëndët e pazgjedhura të klientëve të saj, që janë në kërkim të drejtësisë. Po lideri i sajë I cili I braktis studentët? Kush do i mësojë ato? Edhe pse ata student kuptohet së në spotin televiziv janë student efektiv dhe aktivist të BESËS. Ndërsa moment ma tragjik dhe nëncmues i këtij spoti ishte se si trajtohet Fadil Zendeli. Ai e hapë derën dhe e fton liderin e BESËS, që të shkojnë bashkë ka Parlamenti për ta kapur ose fituar postin e deputetit. Kjo pamje ishte njejtë sikur shërebtorët e shkollës, ose sigurimi I shkollës kur e hapte derën dhe e ndërpiste profesorin për ti thënë se I duhej dikujt urgjentisht. Edhe pse Fadil Zendeli është professor dhe doctor shkence, ai aty në atë spot televiziv trajtohet si një sherbëtor edhe pse I veshur me kostumin e BESËS. Kjo padyshim është pasojë e manipulimit dhe i mjeteve finansiare që i ka kjo parti pa hy në detale prejardhjen dhe destinimin e tyre, po nga këtu shihet se psë Fadili trajtohet në atë mënyrë.
Edhe dicka tjetër, në momentin e spotit shihen kandidatët për deputet duke ecur andej këndej, aty na ranë në sy këpucat më “llak” të kanditatëve, dhe don apo zdon të kujtohet varfëria e popullit tonë, dhe këpucët e grisura të shumë fëmijëve, që duken si luli i vocër në poezinë e Migjenit. Shqiptarët vërtetë e duan ndryshimin! Po ky ndryshim le të vijë me forcën popullit dhe jo të keqpërdoret pozita e tyre e vështirë finansiarë që dikush ti manipulojë në atë mënyre. Nëse në të gjithë duhet ta ndëshkojmë BDI-në për korrupcion atëherë shtrohet pyetja nga i ka paratë BESA për gjith atë glamur televiziv parazgjedhur dhe gjithato efekte vizuele të fushatës? Këpucat më llak, nuk shkojnë me fotot e varfërisë së shqiptarëve, as me fotot e gërmadhave të lagjes së trimave. Ka një dallim shume të madh po aq sa arka pa fund e BESËS e cila nuk është e njejtë më xhepat e zbrazur dhe fukarallëkun e votuesve shqiptarë.

© fol.mk