Shkruan Medai Shaholli

Në një prononcim për zgjedhjen e një kandidati konsesual shqiptar për president të SMK lideri i integristëve Ali Ahmeti, ka thënë se është zemërur si me SDSM-në, ashtu dhe partitë shqiptare pasi nuk deshën ta konsultojnë komandantin.
Për më tepër siç tha ai, partiçkat shqiptare e kanë nënvlerësuar dhe nuk e kanë konsultuar kapedanin.
Ai ka thënë se ”po të ulesh në sofër me fëmijë do të spërkasin”.
Me shprehjen popullore ai deshi të thotë se me këta partiçka nuk do të ulet të bisedojë sepse ai është lider i dalë nga pushka!

Madje ai ka sugjeruar të mos ekzistojnë më shumë se dy parti shqiptare në bllokun shqiptar që do të thotë DUI dhe një tjetër.

Nëse Ali kapedani mendon se është lider i dalë nga pushka, atëherë si ka mundësi që një lider si ky të shkel mbi idealin dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë duke pranuar si zgjidhje kërmën e Ohrit, marrëveshje e cila denigron dhe përdhos shqiptarët me emrin neveritës të bahkësisë etnike të 20%!

Ali Ahmeti nuk është lider i dalë nga pushka e lirisë por lider i dalë nga kulisat e politikës sllave.

Dezertimi nga ideali i lirisë dhe kapitullimi pa kusht para ”branitellëve ” si dhe ngelja e statusit të shqiptarëve si popull nomad pa emër për 17 vite në pjesmarrjen e qeverive të kolicionit, dëshmon për qëndrimin prej renegati dhe kuislingu të kapedanit Ali, gjatë dy dekadave në shërbim të pushtetit, herë të njërit krah dhe herë të tjetrit krah të bllokut sllav.

Ndaj, komandantët e dalë nga lufta si zakonisht janë fitimtarët ndërsa kapedani ynë na doli dezertor.