Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMN-së, Nikolla Gruevski, ka votuar në vendvotimin numër 2662, SHF “Kuzman Josifovski Pitu” .

Ai është parë duke votuar sëbashku me bashkëshorten e tij.

“Kjo është dita kur qytetarët duhet që të thonë mendimin e tyre, të dalin në mënyrë masive të votojnë, ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe ta japin mendimin e tyre për atë si dhe në cilin drejtim në vitet e ardhshme duhet të lëvizë Maqedonia”, theksoi Gruevski.