Në Kuvend vazhdon debati për propozim-Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Opozita maqedonase vlerëson se kur vendi nuk ka bërë regjistrim për 20 vite, nuk është fundi botës nëse i njëjti shtyhet edhe për një vit shkaku i pandemisë. Partitë shqiptare shkëmbyen akuza dhe kundër akuza mbi kuadrot administrativ që do ta zbatojnë regjistrimin.