1. Ndryshimin e emrit të UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS, në UNIVERSITETI NË TETOVË;

2. Ndërprerjen e punës së FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË ZBATUARA, ndër fakultetet më të rëndësishëm të këtij Universiteti, me 6 (gjashtë) programe studimore; dhe

3. Shkeljen flagrante të AUTONOMISË SË UNIVERSITETIT, të garantuar me Ligjin për arsimin e lartë, Kushtetën e RM, neni 46 dhe konventat ndërkombëtare.

LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR THEMELIMIN E UNIVERSITETIT SHTETËROR NË TETOVË
(,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 226, e datës 25 dhjetor 2015)

Neni 1
Në Ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror në Tetovë (,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, numër 8/2004 dhe 81/2008, titulli i Ligjit ndryshohet si vijon: ,,Ligji për themelimin e Universitetit në Tetovë”.

Neni 2
Në nenin 1, fjalët ,,Universitet Shtetëror” zëvendësohen me fjalën ,,Universitet”.
Në alinenë 10, lidhëza ,,dhe” në fund të fjalisë zëvendësohet me presje.
Alineja 11 shlyhet.
Pas alinesë 10 shtohen dy aline të reja, si vijojnë:
,,-Fakulteti Pedagogjik dhe -Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë.”

Neni 3
Përgatitjet për fillim me punë të fakulteteve nga neni 2 paragrafi 4 të këtij ligji do t’i realizojë komisioni amë.
Anëtarët e komisionit amë i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të ministrit për punët e arsimit të lartë, më së voni në fat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Fakultetet nga neni 2 paragrafi 4 të këtij ligji fillojnë me punë menjëherë pas marrjes së aktvendimit për fillim me punë, nga ministria kompetente për punët e arsimit të lartë.

Neni 4
Programet studimor ekzistuese për mësim klasor dhe parashkollor në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror në Tetovë, do të vazhdojnë të realizohen në kuadër të veprimtarisë së arsimit të lartë të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit në Tetovë.
Studentët e gjendur në programet studimore për mësim klasor dhe mësim parashkollor në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror në Tetovë, do ta vazhdojnë arsimimin e tyre në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit në Tetovë, sipas programit studimor sipas të cilit i kanë filluar studimet.

Neni 5
Programet studimore ekzistuese për ndërtimtari, arkitekturë, mekatronikë, inxhinieri të transportit, gjeodezi dhe gjeoinformatikë dhe inxhinieri ekonomike nga Fakulteti i Shkencave Aplikative të Universitetit në Tetovë, deri në fillimin e zbatimit të dispozitave të nenit 2 paragrafi 3 të këtij ligji, do të vazhdojnë të realizohen deri në fillim të vitit akademik 2019/2020.
Studentët e gjendur në programet studimore për ndërtimtari, arkitekturë, mekatronikë, inxhinieri të transportit-komunikacionit, gjeodezi dhe gjeoinformtaikë dhe inxhinieri ekonomike nga Fakulteti i Shkencave Aplikative të Universitetit në Tetovë, me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do ta vazhdojnë arsimimin e tyre në Universitetin në Tetovë, sipas programit studimor sipas të cilit i kanë filluar studimet, më së voni deri në fillim të vitit akademik 2019/2020.
Studentët nga paragrafi 2 i këtij neni, që nuk do ta mbarojnë arsimimin e tyre në afatin nga paragrafi 2 i këtij neni, mund ta përfundojnë arsimimin e tyre në Universitetin ,,Nënë Tereza” në Shkup, ose në institucion tjetër të arsimit të lartë në programin studimor përkatës të akredituar.

Neni 6
Dispozitat e nenit 2 paragrafi 3 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen nga viti akademik 2019/2010.

Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e ardhshme nga dita e botimit të tij në ,,Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.

(Përkthimi autentik i ligjit nga gjuha maqedonase) përktheu : (A.Mehmeti.)

ut