Kontrollet e shpeshta të inspektorëve në terren janë arsye që lokalet e ndryshme të jenë më të kujdesshme në zbatimin e ligjit për pirjen e duhanit.
Ligji parasheh gjoba prej 2 mijë deri më 4.500 euro për personin juridik që shkel ligjin, ndërkaq 500 deri 1 mijë euro për persona fizik.
Pronarët e lokaleve janë të ndarë në mendime, disa mendojnë se duhanpirësit sjellin profit, derisa të tjerë janë kategorik se ligji duhet të zbatohet për të gjithë.
“Është mirë që të jesh i barabartë me të tjerët, dhe ajo që vlen për ty të vlejë edhe për konkurrencën. Është vështirë të funksionohet pa duhanpirësit, por ashtu thotë ligji”, vlerëson një pronar i një lokali.
Ligji për duhanin është në fuqi nga viti 2010. I njëjti që në fillim hasi në reagime, por që vazhdon të zbatohet deri më sot.