Teksa opozita maqedonase bllokon procedurat në kuvend për ligjin për shtetësi, kryeministri Zaev njofton se po shikohet mundësia nëse ligji përputhet me rregulate BE-së e si i tillë të tërhoiqet e më pas të ridorëzohet në kuvend me yllin e BE-së. Beson që pavarësisht bllokadave të opozitës, Kuvendi do gjejë mënyrën për ta miratuar ligjin

“Për momentin po analizojmë nëse Ligjin për shtetësi mund ta tërheqim si propozim dhe ta dorëzojmë me yllin e BE-së, nëse ky veprim është në përputhje me rregullativat dhe direktivat e duhura të BE-së. Nëse ka një mundësi të tillë, ne nuk na pengon edhe pse propozimi është i opozitës shqiptare, por bëhet fjalë për tekst të harmonizuar bashkërisht. Besoj se Kuvendi në njërën ose tjetrën mënyrë do të gjej zgjidhje për ta miratuar, pavarësisht bllokadave të bëra për arsye të panjohura. Akoma nuk mund ta kuptoj motivin e bllokadës.”, tha kryeministri Zoran Zaev.