Udhëheqësia e Lëvizjes BESA ka realizuar takim me strukturat partiake në komunën e Likovës. Kryetari i partisë Afrim Gashi, sekretari i përgjithshëm, Skender Rexhepi Zejd dhe zyrtari i lartë i partisë, Zeqirja Ibrahimi, kanë bashkëbiseduar me banorët e Likovës lidhur me zhvillimet aktuale, njoftojnë nga kjo parti.
Banorët janë ankuar se edhe pas zgjedhjeve dhe premtimeve të shumta, në komunën e Likovës thellohen problemet e natyrës ekonomike, sociale e infrastrukturore dhe për këtë arsye rinia në kërkim të perspektivës vazhdimisht largohet ne në vendet perëndimore. Udhëheqësit e Lëvizjes Besa kanë vlerësuar para banorëve të komunës së Likovës se ikja masive nga vendlindja nuk është zgjidhje, por se zgjidhja për këtë komunë të lënë pas dore janë vetëm ndryshimet politike.