Në fshatin Hotël të Komunës së Likovës është përkujtuar beteja e lavdishme e Mateçit gjatë luftës së vitit 2001 mes Forcave Maqedonase të Sigurisë dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në referatin e tij, profesori i historisë, Minir Ademi, nënvizoi rëndësinë historike të betejës së Mateçit, kurse më pas folën edhe ish-ushtarë të UÇK-së, njofton TVM2.
Në vazhdim të manifestimit përkujtimor u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001.