Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se “legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta rikthejë përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike”.

E sipas Limajt, sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptojë këtë, aq më shpejt vendi do të dalë nga kriza aktuale.

Deklarata e plotë e Limajt: 
 

Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. 

Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale.

Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë. 

Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës.