Linda Halimi, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin që po mbahet aktualisht në Kiev të Ukraniës me këngën “Ëorld” që edhe pas një perfromance të mirë dhe të vlerësuar, ajo nuk arriti të kalonte në natën finale të këtij kompeticioni.

Megjithatë, Lindën e kemi parë sportive në rrjete sociale dhe ajo ka shfaqur optimizëm edhe pse rezultati nuk është ai që kishte dashur. Ndonëse nuk kaloi në natën finale, Linda sërish arriti një sukses. Faqja zyrtare e “American Idol”, kompeticionit të njohur amerikan ku Linda mori pjesë disa kohë më parë, e ka shpërndarë lajmin e pjesëmarrjes së saj në Eurovizion duke shprehur mjaft konsideratë për të.

“Jemi shumë krenarë për Linda Halimin e sezonit të 15 të American Idol në rrugëtimin e saj në Eurovizion!” – është shkruar përbri një videoje ku titulli është ’60 sekonda me Lindën nga Shqipëria”