Në Zyrën e Avokatit të Popullit nesër në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës  7:00 deri 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj shkeljesh të të drejtës së votës, bënë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Të hapura për qytetarët do të jenë shtatë zyra të Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’iu ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e drejtës të tyre të votës.

Krahas linjës falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në këto numra të telefonit:

Tetovë:044 344-082,

Strumicë: 034 329- 996

Kërçovë: 045 228-586

Manastir: 047 242-310

Shtip: 032 389-701

Kumanovë: 031 431-488”